Nxitja e talenteve

Është fakt tashmë që trendet e tregut ndikojnë strategjitë e bizneseve. Përbën lajm këto vitet e fundit që këto trende të tregut ndikojnë si tek ekuilibri organizativ, ashtu edhe tek pesha që i ngarkohet burimeve njerëzore.

Nëse do të kishim në dispozicion axhendat e dekadës së fundit të drejtuesëve të Burimeve Njerëzore, do të zbulonim që, në vitin 2008, proritetet e tyre kanë qënë të përqëndruara në përzgjedhjen dhe zhvillimin e lidershipit.

Pas vetëm 365 ditëve, çdo propozim i vlefshëm u hodh poshtë: kriza ekonomike-financiare i detyroi bizneset të menaxhonin, me shpejtësi drite, një situatë emergjente që u përhap shumë shpejt në mënyrë të çrregullt.

Ky skenar i papëlqyeshëm e ringjalli Menaxhimin e Talenteve, duke i rikthyer kështu fuqinë dhe gjallërinë kësaj linje studimi. Ndërgjegjësimi se kapitali intelektual, fleksibiliteti dhe risia janë elementë kryesor për të krijuar vlera konkurruese, ka themeluar prioritetet e reja në drejtimin e Burimeve Njerëzore. Këto të fundit, sot merren në konsideratë për të identifikuar talentet, për të përforcuar aftësitë, për t’i zhvilluar dhe për t’i angazhuar.

Je i sigurt se biznesi yt është në gjendje t’i tërheqë drejt vetes dhe t’i mbajë talentet?

Zgjidhjet NBNJ

Identifikimi dhe përzgjedhja e talenteve
Programet e zhvillimit për të mbledhur dhe vlerësuar kompetencat dhe aftësitë e një popullate kyçe
Përcaktimi i profilit të punës dhe i kompetencave si dhe i treguesve të sjelljes që lidhen me to
Studimi i karakteristikave psiko-sociale, sjelljes dhe personalitetit
Qendra vlerësimi për të zbuluar dhe për të matur potencialin e burimeve të reja të punonjësve të aftë dhe të talentuar.
Identifikimi dhe vlerësimi i kompetencave dalluese që karakterizojnë performuesit më të mirë