Produktiviteti i kompanisë është përgjithësisht i përcaktuar nga raporti ndërmjet sasisë së output-eve dhe sasisë së input-eve. Për sa i takon input-eve, faktorët e nevojshëm për prodhimim dhe dhënien e shërbimit, janë të lidhur me koston e lëndës së parë, ekzistencën e shkallëve të ekonomisë, progresin teknologjik si edhe me forcën e punës. Me adoptimin e poitikave të kursimit mbi input-et, kompania do të duhej të regjistronte një rritje proporcionale të produktivitetit.
Çfarë strategjish ka planifikuar kompania juaj për ta bërë të qëndrueshme rritjen e produktivitetit? Po nëse rritja e produktivitetit do të shndërrohej në një rritje të produktivitetit të fuqisë punëtore?
Mungesa e punësimit të burimeve të reja nuk është veprimi i vetëm i mundshëm për të zhvilluar produktivitetin nëpërmjet burimeve njerëzore. Të gjithë bashkëpuntorët dhe vartësit tuaj janë burim produktiviteti, të cilët me karakteristikat dhe aftësitë e tyre, përcaktojnë potencialin e kompanisë.
Përmirësimi i performancës individuale dhe organizative kthehet në këtë mënyrë në një objektiv, në një sfidë bashkëkohore, në një mënyrë inovative të menaxhimit të burimeve njerëzore.
Zgjidhjet NBNJ
• Identifikimi i punonjësve për të bërë diferencën
• Zbulimi i talenteve që përbëjnë potencialin e kompanisë
• Zhvillimi i kompetencave të burimeve në përputhje me objektivat strategjikë
• Përfshirja dhe angazhimi i individëve në momente krizash ekonomike dhe pasigurie për të ardhmen
• Hartimi dhe vlerësimi i kompetencave dalluese të suksesit organizativ
• Trajnimi për të favorizuar rritjen në termat e performancës në punë