Njohja e burimeve

Rishikimi i burimeve (Resource Based View) është një nga perspektivat më shpesh të adoptuara në njohjen e kompanisë dhe elementeve që e përbëjnë atë. Kjo qasje e konsideron kompaninë produkt të burimeve dhe kompetencave specifike, faktorë të cilët përcaktojnë heterogjenitetin e kompanive dhe përbëjnë bazën e arritjes së avantazheve konkurruese në treg.

Burimet e kompanisë nënkuptojnë asetet fizike dhe jomateriale, të cilat duke u vendosur në dispozicion të kompanisë janë kthyer në të mira ose shërbime përmes kompetencave.

A është kompania juaj gati për të zhvilluar një konkurrencë avantazhuese bazuar tek njohja?

Për ta bërë real, konkret dhe përcaktues avantazhin e konkurrimit është në fakt e përshtatshme të zhvillohet një ndërgjegjësim i plotë mbi të dy elementët. Është e nevojshme të kuptohet se cilat janë burimet – të prekshme, jomateriale dhe ato humane – në dispozicion të kompanisë dhe mbi të gjitha cilat janë aftësitë dhe njohuritë të cilat lejojnë kombinimin e tyre. 

Je i bindur se i njeh kompetencat dhe potecialin e burimeve të tua?

Zgjidhjet NBNJ

Merrni udhëzime specifike mbi çdo burim në termat e fushave më të rëndësishme dhe aspekteve që duhen përmirësuar
Rritja e ndërgjegjësimit mbi kapitalin, përmes një vlerësimi të përpiktë të kompetencave të burimeve të brendshme
• Zbulimi i motivacionit të brendshëm dhe të jashtëm, personalitetit, vlerave, sjelljeve, dhe inteligjencës emocionale (aftësia për të kuptuar tjetrin dhe për të qenë efikas në marrëdhëniet ndërpersonale).