Zhvillimi i aseteve strategjike

Me zhvillimin e strategjisë së biznesit, menaxhimi përcakton drejtimin e aktivitetit dhe shërbimeve në mënyrë të tillë që kompania të bëhet sa më konkurruese. Ndikimi i vazhdueshëm mbi mekanizmat strategjikë – politikë, metodologjikë dhe drejtues synon rritjen dhe zhvillimin e aseteve të organizatës, në mënyrë që të sigurojë një pozitë të favorshme në treg.

Cilat janë asetet strategjike mbi bazën e të cilave është projektuar suksesi i biznesit tuaj?

Për të përcaktuar dhe për të zbatuar më pas një strategji biznesi, kompanive u kërkohet të menaxhojnë - në mënyrë efektive dhe krijuese - një trashëgimi të tërë të aseteve fizike (lidhur me kapitalin e tyre) dhe jomateriale (kapitali intelektual i lidhur me burimet njerëzore ).

Në këtë kontekst, burimet njerëzore luajnë një rol kryesor në zbatimin e strategjisë së biznesit, duke krijuar mundësi zhvillimi për të dyja palët, si për kompaninë ashtu edhe për punonjësit.

Zgjidhjet NBNJ

• Vlerësimi i koherencës midis karakteristikave individuale të punonjësve dhe drejtimit strategjik

• Përzgjedhja, trajnimi dhe zhvillimi i njerëzve të cilët zotërojnë aftësi në përputhje me treguesit e pritshëm të performancës

• Identifikimi dhe zhvillimi i karakteristikave individuale të burimeve njerëzore janë vendimtare për suksesin e biznesit

• Trajnime të vazhdueshme për të forcuar aftësitë dalluese dhe zhvillimin e potencialit të pashfrytëzuar