Menaxhimi i ndryshimeve

Duhet ndryshuar gjithçka për të mos ndryshuar asgjë
Giuseppe Tomasi di Lampedusa

Provoni të mendoni rreth kompanive dhe administratave të tridhjetë viteve më parë. Strukturat dhe sistemet organizative, rregullat dhe rolet, kultura dhe vlerat duken si të nxjerra nga një kuti e vjetër e pluhrosur, janë të gjitha kujtime të modeleve të vjetëruara për shkak të ndryshimeve në kohë. Rrjetet fizike i kanë lënë vendin autostradave telematike, kapitali është kthyer në kapital njerëzor, tregu ka ndryshuar kufijtë, kohën dhe ligjet.

Dhe kompanitë kanë nisur të flasin një gjuhë të re.

Ajo që globalizimi sjell me vete është një “revolucion i vazhdueshëm” ekonomik-financiar, teknologjik dhe socio-kulturor, që i detyron kompanitë të përcaktojnë strategjitë dhe sistemet organizative, por pa ndryshuar identitetin e tyre.

Në këtë skenar nuk është e vështirë të imagjinosh se menaxhimi i një kompanie mund të jetë përshkuar nga ndryshimet.
Por nëse është e aftë t'i udhëheqë, të kapë mundësitë dhe të veprojë në mënyrë harmonike mbi variablat organizativë, bëhet në këtë mënyrë faktor kyç dhe protagonist. Aftësia jote menaxhuese është në gjendje të drejtojë ndryshimin, të zgjerojë horizontet dhe të nxjerrë në pah perspektiva të reja duke i mëshuar vlerave dhe kompetencave të kompanisë. 

A është gati menaxhimi juaj të luajë rolin e heroit?

Zgjidhjet NBNJ

Analiza e klimës organizative
Check up-i organizativ
• Zbulimi i motivacionit të brendshëm dhe të jashtëm
Ndërhyrjet trajnuese për të favorizuar ndryshimet e menaxhimit
Trajnim i vazhdueshëm për të drejtuar dhe përballuar sfidat e së ardhmes