Orientimi profesional

Secilit pjesën e tij

Sa njerëz kanë gjetur dhe arritur realizimin profesional vetëm pas shumë vitesh karrierë në role të ndryshme? Sa njerëz kanë arritur të jenë të suksesshëm në një lloj aktiviteti tërësisht të ndryshëm nga ai që kanë praktikuar me vite? Sa njerëz kanë kurorëzuar objektivin e tyre profesional pas një rruge shumë të gjatë rritjeje, hap pas hapi? Përgjigjja është shumë, për të gjitha rastet, por janë akoma më shumë njerëzit të cilët janë gjendur duke kryer punë shumë më të ndryshme nga ajo që ata kanë aspiruar, shumë më të ndryshme në krahasim me aftësitë dhe talentin e tyre dhe shpeshherë me shumë pak kënaqësi të përfituar nga të dyja palët.

Asnjë erë nuk është e përshtatshme për një marinar i cili nuk di se ku të ankorojë.
L. A. Seneca

Nëse ata të cilët duke teorizuar e konsiderojnë “kapitalin njerëzor” si burimin më të rëndësishëm të një kompanie do të kishin vërtetë të drejtë, atëhere të paktën kompanitë më të strukturuara do të duhej të mos humbisnin aftësitë e njerëzve që punojnë për to, duke krijuar kushte për një raport më të kënaqshëm ndërmjet individit dhe kompanisë, bazuar në potencialin, vlerat dhe nevojat e çdo individi. Rezultati do të ishte vërtetë domethënës: rritja e besimit në vetvete, nivel më i lartë autonomie, rritje e proaktivitetit, zhvillimi i kompetencave, sensi i sfidës, nivel më i lartë ndërgjegjësimi, dëshira për të bërë mirë punën.
 

Zgjidhjet NBNJ

• Zhvillimi i një karriere koherente profesionale