Promovimi i mirëqenies

Provoni të vëreni bashkëpunëtorët tuaj. Shikojini ata jashtë kornizave, afateve, jashtë përputhjes me normat dhe jashtë proceseve të konsoliduara. Arrini të vëreni përfshirjen, kënaqësinë dhe impenjimin e tyre?

Nëse është kështu, atëhere kompania juaj është një ndër të paktat kompani shqiptare e cila ka arritur të krijojë angazhim tek punonjësit e saj (një studim i fundit ka treguar se vetëm 11% e punonjësve ndihen të vlerësuar në punën e tyre). Në të kundërt: a keni menduar ndonjëherë për rezultatet që mund të arrijë kompania juaj në rast se do të transformonte objektivat e disave në objektivat e të gjithëve? A keni menduar ndonjëherë për implikimet që burn-out, demotivimi, mungesat dhe lëvizjet e vazhdueshme mund të ushtrojnë në biznesin tuaj?

Termi angazhim, bashkuar me gjuhën aktuale të biznesit, përcakton gjendjen e atyre që janë përfshirë në vendin e punës nga pikëpamja fizike, intelektuale dhe emocionale.
Kjo është lidhja e punonjësve me profesionin, kolegët, misionin, vizionin dhe kulturën organizative, dhe një element kyç për afirmimin e kompanisë.
Është ndarja e objektivave dhe perceptimi se suksesi i individit nuk mund të ndahet nga suksesi i kompanisë.
 

Angazhimi ka një ndikim të drejtpërdrejtë në performancën individuale dhe atë në grup, në mënyrën e drejtimit të shërbimit të klientit dhe për pasojë në kënaqjen e klientit, në produktivitetin e njësive operative (një studim i fundit ka treguar se zyrat me bashkëpuntorë të angazhuar janë më shumë se 43% produktivë), mbi efektivitetin e veprimeve taktike dhe në zbatimin e strategjive dhe kthimit mbi investimin.

Zgjidhjet

• Promovimi i motivacionit, komunikimit, kënaqësisë, impenjimit

• Analiza e faktorëve të riskut të lidhura me stresin në punë dhe harta e pikave të forta dhe kritike të kompanisë mbi bazën e të cilave mund të verifikohet perceptimi mbi stresin në punë.

• Projektimi i rrugëve të zhvillimit dhe angazhimit për të promovuar dhe mbajtur mirëqënien fizike, psikologjike dhe sociale të punonjësve.

• Analiza e perceptimeve individuale lidhur me organizimin përmes instrumentave Giunti Psychometrics ose instrumentat e ndërtuara nga HOC.

• Identifikimi i pikave të forta dhe të dobëta për përcaktimin e një plani ndërhyrjeje në përmirësimin e raportit individ-kontekst.