Zgjedhja e talenteve më të mira

Kompania juaj është në gjendje të përzgjedhë talentet më të mira të mundshme në treg? Jeni të sigurtë se kandidatët që arrini të përzgjidhni janë vërtetë më të mirët? Dëshironi të hapni një proçes përzgjedhjeje që synon një numër potencialisht të madh njerëzish, por nuk keni burimet e brendshme për ta realizuar? NBNJ është në gjendje të tërheqë dhe të përzgjedhë kandidatët që po kërkoni, t'i vlerësojë ata duke ndjekur metodologji strikte dhe shkencore dhe të menaxhojë në mënyrë të pavarur të gjithë proçesin e rekrutimit, duke ju dhënë vetëm kandidatët më të mirë.

Konkurrenca e një kompanie matet edhe nga shkalla e dukshmërisë dhe tërheqjes që arrin të ketë kundrejt tregut të punës, dhe në kuadër të kësaj, ndërmjet tyre përfshihen edhe ato të cilat kanë në zotërim profile të nivelit dhe potencialit të lartë. Vetëm mundësia për të vënë njerëzit e duhur në përmbushjen e nevojave të kompanisë dhe kontekstit specifik të saj, do të jetë në gjendje të rinovojë, të gjenerojë vlera dhe inovacion në brendësi të saj dhe ta bëjë të gatshme për të përballuar sfidat e së nesërmes me besim dhe optimizëm.

NBNJ, me eksperiencën e saj të fuqishme në fushën e vlerësimit dhe zhvillimit të instrumentave psikometrikë, është pyetur gjatë mbi atë se cila do të mund të ishte një zgjidhje konsultative për t’ua ofruar klientëve të tyre dhe e cila do të jetë në gjendje të japë përgjigjet më të mira dhe të avancuara në fushën e rekrutimit. Sot, përvetësimi i kompetencave specifike dhe testimi i teknikave të përparuara, ka zhvilluar një zgjidhje të suksesshme dhe të një efikasiteti të lartë, e cila është adoptuar tashmë nga disa prej kompanive më të rëndësishme shqiptare.

Konsulentët NBNJ, së bashku me konsumatorin, merren me përcaktimin e profilit ideal që duhet kërkuar, i cili mund të përkthehet sipas nevojës në termat e: njohurive tekniko-specialistike; profilit motivues; profilit të personalitetit; profilit të udhëheqjes; profilit të inteligjencës emocionale.

Përmes teknikave të reja të “employer branding”, konsulentët janë në gjendje të prodhojnë reklama të reja në bazë të teorive të konsoliduara shkencore si ajo e pasqyrimit, për të tërhequr një numër të konsiderueshëm kandidatësh më të lartë se mesatarja e marrë nga motorët e kërkimit kryesorë shqiptarë, me një cilësi mesatare kandidaturash qartësisht superiore. Mbledhja e kandidaturave do të kryhet nëpërmjet motorëve te përgjithshëm të kërkimit (Google, Yahoo, etj), bordi i përgjithshëm i punës (Monster, InfoJobs, Kijiji, Subito.it, Bakeka.it, etj), motorët e kërkimit vertikal (Indeed, Job Crawler, Career Jet, etj), reklamimit nëpërmjet emaileve dhe rrjeteve të mëdha sociale (Facebook, LinkedIn, Twitter etj.), në një mënyrë që do të lejojë kompaninë të marrë çmimin më të mirë për çdo njoftim në përputhje me efektshmërinë e saj.

NBNJ është gjithashtu në gjendje të realizojë Site-t e Karrierës dedikuar specifikisht proçesit të përzgjedhjes, ku kandidatët mund të gjejnë të gjitha informacionet, ndër të cilat (historikun, misionin dhe vizionin e kompanisë, perspektivat e karrierës për çdo pozicion, përshkrimin e hapave të proçesit të rekrutimit; etj).

Proçesi i përzgjedhjes do të realizohet me ndihmën e instrumentave psikometrikë të cilat gjenden në katalogun e Giunti OS, të gjithë të vlefshëm në kontekstin shqiptar, të zgjedhur në përputhje me veçantitë e rolit dhe të pozicionuar në kohë të ndryshme të proçesit të përzgjedhjes në mënyrë të tillë që të ngushtojnë gradualisht listën e kandidatëve në bazë të parametrave shkencorë dhe objektivë. Mjetet testuese padyshim do të mbështeten nga ekipi i përzgjedhësve NBNJ, i përbërë tërësisht nga psikologë me përvojë të konsoliduar në këtë fushë, i cili do të ndjekë kandidatët dhe vazhdimisht do të ndërveprojnë me ta nëpërmjet postës elektronike, intervistave motivuese dhe intervistave për thellimin e rezultateve të arritura gjatë testeve. Hapat e fundit do të ndiqen nëpërmjet Skype ose në Hangout, të vetëdijshëm se dimensioni i interaktivitetit dhe marrëdhënies është një element i pazëvendësueshëm në proçesin e përzgjedhjes, edhe kur numri i kandidatëve është i madh, dhe ata janë të vendosur në të gjithë territorin kombëtar, europian apo botëror.

NBNJ ka zhvilluar një software të menaxhimit të të gjithë proçesit të rekrutimit, të quajtur GiuntiTalent, i cili lejon menaxhimin e të gjitha fazave të proçesit (përzgjedhja fillestare; kontaktin e parë me kandidatin, administrimin dhe nxjerrjen e rezultatit të testeve, menaxhimin e takimeve për intervista të thelluara) në mënyrë jashtëzakonisht të shpejtë dhe efikase, dhe për të vendosur pragun e parametrave për secilin prej instrumenteve të përdorur, në mënyrë të tillë që pjesa më e madhe e përzgjedhjes fillestare të bëhet automatikisht, por gjithmonë duke respektuar kriteret shkencore dhe objektivitetin që gjithmonë e kanë dalluar kompaninë tonë.

Konsulentët NBNJ do të kujdesen për të përgatitur, për secilin nga kandidatët e përzgjedhur, një raport gjithëpërfshirës, i cili do të përbëhet nga një profil cilësor psikologjik-motivues, nga rezultatet (në formë grafike dhe komente cilësore) e arritura në testet e administruara dhe në një përmbledhje të një profili cilësor-numerik.