Mbështetja e risive

Futja e inovacionit në sektorin e ndërmarrjeve nuk është një zgjedhje. Risia, konceptuar si një tërësi e ndryshimeve që krijojnë një përmirësim të dukshëm, nuk kufizohet vetëm tek teknologjia apo stili organizativ, në shërbim apo produkt.

Risia që gjeneron rezultate të dukshme dhe të qëndrueshme mbulon të gjitha fushat e biznesit, harmonizon, krijon zgjidhje të reja dhe ofron mundësi të reja.
Inovacion janë vetë njerëzit, idetë, prirja drejt të resë, krijimtaria në zgjidhjen e problemeve.

Me adomptimin e një pikëpamjeje më të gjerë mendimi, të aftë për të integruar teknologjinë dhe burimet njerëzore, kompania zgjedh risi që krijojnë dhe forcojnë prioritetet konkurruese.
Inovacioni, i vendosur në qendër të planeve strategjike, nuk mund të injorojë karakteristikat dhe aftësitë e punonjësve, të cilat duhet të lidhen me karakteristikat dhe kompetencat e kompanisë.

A janë burimet tuaja të gatshme për rinovimin, transformimin, të menduarit jashtë skemave?
Pritshmëritë tuaja të biznesit janë në përputhje me karakteristikat dhe aftësitë e punonjësve tuaj?

Zgjidhjet NBNJ

Analiza e karakteristikave të punonjësve për të siguruar përshtatjen individ-organizatë
• Përdorimi i modeleve të vlerësimit për të matur zotërimin e aftësive të kërkuara
• Promovimi i vlerave organizative përmes programeve të trajnimit dhe zhvillimit.