Vlerësimi i punëtorëve më të vjetër

Përfshirja e reformës Fornero dhe rritja e moshës së pensionit duket të jetë shumë më komplekse nga sa është përshkruar fillimisht nga politikanët, drejtuesit dhe opinionistët. Legjislacioni nuk përfshin vetëm punëtorët në prag pensioni, siç mund të pritej, por edhe kompanitë në të cilat këto burime janë duke punuar.

Vonesat e daljeve në pension dhe për pasojë ngadalësimi në prurjet e reja çon në rritjen e moshës mesatare të punonjësve duke ndikuar kështu fuqishëm jetën e kompanisë. Sot kompanive ju kërkohet të përballen me një numër kërkesash të reja dhe të rrezikshme.

Si të rrisim motivimin e njerëzve në një fazë të avancuar të karrierës së tyre profesionale?

Si të nxisim zhvillimin personal dhe të aftësive tek punëtorët më të vjetër? Si të shmangim një përplasje të gjeneratave brenda organizatave (dhe të shoqërisë) në praninë e stereotipeve të thjeshtë që tregojnë të rinjtë si bartës të një produktiviteti të lartë e me kosto të ulët dhe tregojnë punëtorët më të vjetër si jofunksional dhe me kosto të lartë?
Si të arrijmë të fokusojmë vëmendjen organizative tek ata që duan të shtyjnë daljen e tyre në pension? Por mbi të gjitha, si të krijojmë vlera për organizatën përmes rrugëve të aktivizimit dhe motivimit të punëtorëve të vjetër duke tejkaluar modelin e proçesit të karrierës për të rritur vetë-punësimin dhe vetë-ndërgjegjësimin për të mirën e planeve të vetë-zhvillimit?
 

Giunti Psychometrics, për më shumë se 60 vjet së bashku me organizatat të cilat synojnë zhvillimin e punonjësve, ka zhvilluar metodologji dhe mjete që japin përgjigje efektive për këto pyetje dhe ju lejon të transformoni një urgjencë të re në një mundësi, duke e kthyer në vlerën e biznesit kontributin e burimeve tashmë të disponueshme në organizatë.

Zgjidhjet NBNJ

Planifikimi i programeve të trajnimit për motivimin dhe aktivizimin e punëtorëve më të vjetër

Procesi i trajnimit me qëllim promovimin, vetë-ndërgjegjësimin dhe vetë-zhvillimin