Ne kemi bashkëpunuar me kompanitë më të rëndësishme italiane dhe ndërkombëtare. Kemi patur histori dhe projekte të përbashkëta. Jemi rritur shumë dhe kemi ndihmuar të tjerët të rriten. Ndonjëherë edhe kemi gabuar, por vështirësitë na kanë mundësuar të reflektojmë dhe të ndajmë me ju një sukses edhe më të madh.
Sepse, në fund të fundit, gjithmonë qëllimet tuaja janë kthyer në qëllimet tona.
Allianz Bank Financial Advisors është pjesë e Allianz Group, i cili është grupi më i madh i sigurimeve në Europe dhe i dyti në të gjithë botën, me 75 milion klientë dhe 153,000 punonjës.
NBNj i është përgjigjur nevojës së Allianz Bank duke realizuar një ndërhyrje të rëndësishme në identifikimin e kompetencave dalluese të këshilltarëve financiarë të suksesshëm dhe hartimin e një sistemi kompetencash të vlefshme dhe të personalizuar me realitetin e Allianz Bank.
Projekti është quajtur, " Profili i Këshilltarit Financiar: Kompetencat dhe eksperiencat për sukses".
Giunti Psychometrics në bashkëpunim me Allianz Bank Advisors Financial S.p.A kanë bërë të mundur realizimin e një projekti të dytë, "Vlerësimi dhe Zhvillimi i Kompetencave Menaxheriale". Projekti kishte si qëllim përcaktimin dhe zbatimin e një programi vlerësimi për të gjithë Menaxherët e Biznesit dhe Menaxherët Ekzekutiv në Allianz Bank Advisors Financial S.p.A.
Projekti gjithashtu u mundësoi menaxherëve jo vetëm që të fitojnë vetëdije më të madhe, por edhe të mësojnë dhe përvetësojnë modelet, teoritë dhe tiparet e sjelljes në mënyrë që të forcojnë pikat e tyre të forta dhe të ndërmarrin veprime në fushat që janë të nevojshme për tu përmirësuar.
Projekti i quajtur "Kompetencat Menaxheriale për Koordinatorët: evolucioni i rolit".
Projekti lindi si pasojë e nevojës për të shoqëruar ndryshimet e thella dhe domethënëse që po përjeton tregu botëror i botuesve. Kjo situatë e bëri Giunti Editore të programojë një plan strategjik rritjeje për Përgjegjësit Ndërkombëtarë dhe Koordinatorët, dy figura kyçe për suksesin organizativ të kompanisë.
NBNJ është protagonist i projektit MotivAction, një program zhvillimi i fokusuar në çështjen e motivimit individual. Ndërhyrja është fokusuar në fazën e parë të projektit në administrimin online të testit WOMI-Inventari i Motivimit në Punë.
Projekti i realizuar me NBNj i është përgjigjur një logjike zhvillimi organizativ dhe është përfshirë në implementimin e strategjive të biznesit të Rosetti Marino. Ndërhyrja ka lejuar si evidentimin ashtu edhe matjen e kompetencave dhe potencialitetit të figurave kyçe dhe strategjike për rritjen e kompanisë, ashtu edhe krijimin e një tabloje të plotë të tërësisë së aftësive dhe kompetencave thelbësore që disponohen.