Ky version i ri i GAT, përveç rishkimit të katër testeve origjinale - Verbal, Abstrakt, Numerik dhe Hapsinor – nga të cilat ruan një numër të caktuar të pohimeve, i shtohet dhe një kategori e pestë, testi Mekanik. GAT-2 lejon evidentimin, orientimin ose përzgjedhjen profesionale, e kandidatëve që janë të aftë të mësojnë shpejt dhe përshtaten lehtësisht në situatat ose ambjentet e një pune të re dhe kanë aftësi logjike më tepër.
GAT-2 është i ndërtuar në 5 shkallë:
Testi Verbal
Është i ndërtuar nga seri të ngjashmërive verbale që përfshijnë të gjithë proceset mendore të klasifikimit dhe arsyetimit induktiv. Kandidati duhet të kuptojë, për shembull, logjikën që lidh një çift hipotetik të fjalëve me një tjetër
Testi Numerik
Përfshin një seri pohimesh që kërkojnë aftësi për të arsyetuar mbi marëdhënien midis numrave. Janë paraqitur situata në të cilat përshembull, nje grup numrash gjenden në brendësi të një grile, por një ose dy numra mungojnë. Kandidati duhet të kuptojë se cili numër mungon, nga alternativat e paraqitura.
Test Abstrakt
Bazohet në marëdhëniet mes figurave dhe paraqet disa seri me figura të pa plotësuara që kërkojnë perceptimin nga kandidati të imazheve abstrakte pa përdorimin e gjuhës së folur.
Testi Hapësinor
Mat aftësinë e manipulimit të stimujve të ndërlikuar dhe kërkon që kandidati të imagjinoj se me çfarë do të ngjasonte një figurë e sheshtë nëqoftëse do të pritej dhe vendosej në mënyrë të tillë që të formonte një figurë të bashkuar.
Testi Mekanik
Vlerëson aftësinë e të kuptuarit të disa parimeve mekanike dhe aplikimit të tyre në pajisje të tilla si leva, me rrota të dhëmbëzuara dhe pajisjeve të tjera me struktura të ngjashme.