M4DAQ nuk mat aftësitë e nevojshme për përdorimin e teknologjisë së fundit, por soft-skill të domosdoshme për të punuar në mënyrë efikase në kontekstin dixhital. Digital Agility (Zhdërvjellësia digitale),është në fakt një konstrukt multidimensional që identifikon prirjen për të vepruar dhe bashkëvepruar me shkathtësi dhe në mënyrë të përshtatshme në mjediset organizative, gjithmonë e më shumë ‘dixhitale’, që kërkojnë shpejtësi, fleksibilitet dhe aftësi për t’u ndjerë komod me teknologjinë dhe kompleksitetin.
Instrumenti mat mindset (aspektin mendor) dhe veprimet që në kontekstin e digital transformation, e lejojnë individin të:
-
Aktivizojë zhdërvjellësinë dhe rrjedhshmërinë e të menduarit për të pasur një qasje evolutive ndaj problemeve e situatave dhe për të patur sukses në mjedisin dixhital;
-
Realizojë, bashkëpunojë dhe mësojë në kontekste dinamike dhe në ndryshim të vazhdueshëm.
Testi përbëhet nga një numër shkallësh, ku secila prej tyre vlerëson aspekte të ndryshme që lejojnë të veprosh në një kontekst dinamik, të cilat ndryshojnë me shpejtësi, ku menaxhimi i paqartësisë dhe aftësia për të fituar vazhdimisht skill të reja janë faktor të domosdoshëm suksesi.
Pyetësori përbëhet nga 11 shkallë të grupuara në 4 makro-faktorë:
-
Zhdërvjellësia kognitive: Shqyrton prirjen për të përmirësuar performancën vetiake në mjediset e karakterizuara nga ndryshime të vazhdueshme dhe që, për rrjedhojë, kërkojnë përshtatje të herë pas hershme. Përbëhet nga shkallët: Fleksibiliteti, Hapja ndaj ndryshimit dhe Toleranca ndaj pasigurisë.
-
Zhdërvjellësia në mjedise sfiduese: Shqyrton aftësinë për të kërkuar situata të reja dhe sfiduese të cilat të vendosin në provë. Mat predispozitën për t’u ndjerë rehat në situata të ngatërruara, të paqarta dhe potencialisht të rrezikshme. Përbëhet nga shkallët: Mbështetja në intuitë dhe Tolerancë ndaj rezikut.
-
Zhdërvjellësia sociale: Zbulon prirjen për të marrë në konsideratë qëndrimet dhe aftësitë e bashkëpuntorëve, krijimin e një klime ndihmuese dhe mbështetjeje reciproke, favorizimin e rritjes profesionale dhe zhvillimin e një sensi të përkatësisë organizative. Shkallët që e përbëjnë janë: Ndarja e bashkëpunimit dhe Trajnimi efektiv.
-
Zhdërvjellësia në sjellje: shqyrton aftësinë për të përdorur instrumenta teknologjik si pjesë e pandarë e aktiviteteve personale dhe profesionale dhe mat parashikimin dhe etikën e sjelljeve të zbatuara. Përbëhet nga shkallët: Përdorimi i pajisjeve digitale, Reputacioni online, Sjellja etike dhe Siguria.
Këtyre i shtohen: një grup i pohimeve të vlefshme, një shkallë e Përshtypjeve pozitive, nje Indeks i përgjithshëm, përqindja e aftësisë dixhitale të subjektit (Përqindja dixhitale) dhe Mindset Matrix që sintetizion qëndrimet mendore të subjektit.