Org-EIQ jep një përshkrim të hollësishëm të aftësive emocionale dhe organizative për përsosmërinë në punë. I kushton rëndësi vitalitetit të konceptit të inteligjencës organizative, me bindjen se organizatat do të mundësojnë një performancë po aq të lartë sa edhe vetë aftësitë e tyre emocionale.
I DOBISHËM PËR
Org-EIQ mund të përdoret nga organizatat dhe figurat profesionale që operojnë në fushën e burimeve njerëzore dhe psikologjisë së punës, duke siguruar informacion të besueshëm për qëllime të ndryshme: vlerësim dhe përzgjedhje të personelit, vlerësim i potencialit, orientimi dhe këshillimi i karrierës, vlerësimi i aftësive, trajnim dhe zhvillim i personelit, aktivitet i analizës organizative.
Pyetësori është i ndërtuar nga 99 pohime dhe përmban 4 makro-faktorë parashikues të suksesit profesional.
• Ndërgjegjësimi dhe vlerësimi i vetes: vlerëson aftësinë e individit në dallimin dhe klasifikimin e emocioneve në ambjentet e punës dhe aftësinë e tij vetëvlerësuese në përputhje me burimet e tij të brendshme, limitet dhe aftësitë. Përfshin dimensionet: Ndërgjegjësimi i vetes, Besimi tek vetja dhe atë Intrapersonal.
• Vetëmenaxhimi: mat aftësinë individuale për të kontrolluar impulset, humorin dhe ndjenjat në mënyrë që ato të mos ndikojnë në performancën në punë si edhe shkallën e fleksibilitetit dhe përshtatjes ndaj situatave të reja. Përfshin dimensionet: Vetëkontrolli emocional, Qëndrueshmëria dhe Përshtatshmëria.
• Aftësia sociale: vlerëson aftësinë në marrdhëniet sociale dhe shkallën e empatisë që subjekti mund të zhvillojë në brendësi të ambjentit të punës. Përfshin dimensionet: Empatia, Orientimin ndaj klientit (i brendshëm dhe i jashtëm) dhe Ndërgjegjësimin organizativ.
• Menaxhimi i marrëdhënieve: mat aftësitë e të ndërvepruarit lirshmërisht me të tjerët, duke zhvilluar aftësinë e bashkëpunimit dhe lidershipit. Përfshin dimensionet: Punë në grup, Lidership dhe Katalizator i ndryshimeve.
Makro faktorëve u shtohet edhe një shkallë kontrolli (Përshtypja pozitive) dhe 4 "lehtësues" të lidhur me inteligjencën emocionale:
-
Orientimi ndaj rezultateve;
-
Humori;
-
Toleranca ndaj stresit
-
Ekuilibri jetësor.