TEMAS është një test projektiv/narrativ i ideuar për t'u përdorur nga fëmijët dhe adoleshentët e grupeve të ndryshme etnike.
Është kështu, një instrument i cili është menduar që në fillesat të tij, të ketë vlefshmëri multikulturale, në mënyrë që të zvogëlojë paragjykimet kulturore, që në shoqërinë e sotme, ndikojnë gjithmonë e më tepër në punën e psikologëve që punojnë në shkolla dhe në sektorët klinik. Paraqet, në fakt, dy grupe të ndryshme tabelash, një për fëmijët "e bardhë" (Jo-minoritet) dhe një për fëmijët "me ngjyrë" (Minoritet), dhe - në botimin italian - referenca normative për grupe të ndryshme etnike.
Sistemi i saktë i përcaktimit dhe krahasimi me të dhënat normative bëjnë të mundur një vlerësim të besueshëm të funksionimit afektiv, kognitiv dhe të personalitetit të fëmijës, si në aspektin diagnostikues po ashtu në aspektin terapeutik; struktura inovative e instrumentit, gjithashtu, kapërcen limitet e testeve projektiv tradicional.
TEMAS, në versionin e plotë, përbëhet nga dy seri të ndryshme paralele me 23 tabela të ilustruara dhe me ngjyra. Secila tabel përshkruan një situatë problem-zgjidhëse shumë të mundshme, për të cilën fëmijës i kërkohet të tregojë një histori të fokusuar në zgjidhjen sa më të përshtatshme të konfliktit. Stimujt arrijnë të masin:
-
9 Funksione të personalitetit
-
18 Funksione kognitive
-
7 Funksione afektive
Për të inkurajuar identifikimin e fëmijës me personazhet që paraqiten në tabela, këto të fundit diferencohen në bazë të gjinisë. Mënyra më e shpeshtë e administrimit përfshin përdorimin e vetëm 9 tabelave (version i shkurtuar).
Seti Minoritetet ka përdorim multikultural.
Seti për Minoritetet, identik përsa i përket situatave dhe skenave të paraqitura për Jo-minoritet, ndryshon për faktin se personazhet e paraqitur kanë tipare fizike jo europiane dhe mund të përdoren kështu me fëmijët e Lindjes së mesme, të Afrikës së veriut, Afrikës ose Amerikës latine, duke iu referuar normave Arabe apo Latino-amerikane.