WOMI vlerëson motivimin individual dhe identifikon faktorët kyç që lidhen me aftësitë profesionale dhe motivuese në mjedisin e punës. Testi merr në konsideratë komponentët motivues si ato të brendshëm (vetë-motivues) dhe ato të jashtëm (njohur ndryshe si shtysa të jashtme).
Si është ndërtuar?
WOMI është i ndërtuar nga 4 makro-faktorë, secili i ndërtuar nga shkallë të ndryshme.
• Shpërblimi: motivimin për shpërblim. Përfshin faktorët: Karrierë, Status, Shpërblim dhe Feedback
• Aftësitë: motivimin ndaj rritjes së aftësive. Përfshin faktorët: Klima psikologjike, Etika, Vetrealizimi/Rritja, Klient i brendshëm dhe i jashtëm.
• Suksesi: motivimin drejt arritjes së pozicioneve udhëheqëse. Përfshin faktorët: Menaxhim, Aktivitet, Arritje dhe Dominancë.
• Qëndrueshmëria: motivimin për të kërkuar qëndrueshmëri dhe siguri në punë. Përfshin faktorët: Interes, Siguri, Komoditet, Ambient, Ekuilibrin shtëpi/punë
Testi mundëson edhe llogaritjen e një Treguesi të motivimit të brendshëm dhe një Tregues të motivimit të jashtëm.
Përse shërben?
• Planifikimin e programeve stimuluese në bazë të mekanizmave të treguara nga vetë individët.
• Projektimin e zgjidhjeve për zhvillimin e karrierës duke u bazuar në atë çfarë e nxit të punuarit më mirë.
• Diagnostikimin organizativ për të kuptuar nivelin e motivimit të punonjësve.
• Përzgjedhjen e punonjësve në bazë të mekanizmave motivacionalë që janë në përputhje me kulturën organizative.
• Projektimin e mjeteve profesionale për të hartuar zgjedhje të cilat janë në harmoni me mënyrat vetjake të të qenurit.
• Trajnimin e individëve në përputhje me tendencat motivuese qe ekzistojnë.
Karakteristikat:
-
I aplikueshëm në individ dhe grupe organizative.
-
Niveli teorik i verifikuar nga një ekip ekspertësh të Burimeve Njerëzore.
-
Ofron mundësinë e administrimit dhe pikëzimit online dhe gjenerimin në mënyrë automatike të një raporti përshkrues.
-
Përkthyer dhe përshtatur edhe në disa kontekste ndërkombëtare, i disponueshëm në anglisht, gjermanisht, spanjisht, frengjisht, japonisht, në gjuhën koreane dhe në gjuhën kineze.