Rreth nesh

Giunti Psychometrics është e para shtëpi botuese italiane që ka realizuar publikimin e testeve dhe mjeteve psiko-diagnostikuese.

E themeluar në Firence në vitin 1950 nga Edoardo Abbele, Giunti Psychometrics është aktiv në sektorin e vlerësimit psikologjik, duke zhvilluar mjetet dhe metodologjitë e ndërhyrjes në të gjitha fushat ku ato aplikohen: - në psikologjinë klinike dhe të shëndetit, psikiatri dhe neuropsikiatri fëminore, neuropsikologji, logopedi etj. - , në fushën e menaxhimit të burimeve njerëzore - psikologjinë e punës dhe organizative -, në fushën e arsimit dhe të orientimit - testimit të arritjeve, në diagnostikimin e vështirësive në të mësuar, orientim shkollor, profesional dhe universitar.

Giunti Psychometrics i ofron klientëve të saj - profesionistëve, organizatave dhe institucioneve publike, kompanive dhe organizatave private – mjete dhe shërbime të cilësisë më të lartë, me përmbajtje shkencore, aderimin në kontekstin socio-kulturor italian dhe novator, me qëllim që të plotësojë çdo kërkesë vlerësimi, në fushën klinike, organizative ose shkollore. Vëmendje e veçantë i kushtohet problemeve të etikës në testim, përsa i takon zhvillimit të mjeteve si dhe përdorimit të tyre (në këtë drejtim, në përputhje me parimet e etikës ndërkombëtare dhe legjislacionit italian, Giunti Psychometrics realizon shitjen e instrumenteve që zotëron me qëllim përcaktimin e kualifikimeve profesionale,duke garantuar dhe një përdorim korrekt të tyre, kjo dhe për të mbrojtur interesat e personave që do t’i nënshtrohen testeve).
Në këtë mënyrë Giunti Psychometrics  krijon një pikë takimi ndërmjet kërkesave të tregut, kërkimeve shkencore dhe kërkesave të përdoruesit, duke u bërë kështu një qëndër përsosmërie në Itali sa i takon testimeve dhe shërbimeve të vlerësimit psikologjik.