Analiza dhe përkufizimi i rolit organizativ

Cilët janë rolet strategjike dhe çfarë i identifikon? Cilët janë fushat e përgjegjësisë dhe aktivitetet e personave që japin kontributin në mbarëvajtjen e një organizate?

Analiza dhe përkufizimi për rolet organizative përfaqësojnë një moment kyç në përmirësimin e menaxhimit për të gjithë procesin e NBNJ. Gjithashtu planifikimi për ndarjen e roleve në kompani është një nga proceset më strategjike dhe delikate në menaxhimin dhe zhvillimin e burimeve njërëzore. Planifikimi identifikon personat e përshtatshëm për të mbuluar një rol të sigurt, garanton organizim të qartë, rrit motivimin dhe përmirësimin e burimeve, orienton programet e zhvillimit dhe ofron një strategji koherente për praktikat e ndryshme në lidhje me NBNJ.

Procesi i planifikimit për rolet organizative është një fazë përgatitore për ndërhyrjet që lidhen me menaxhimin e përgjithshëm të burimeve njerëzore: nga përzgjedhja deri tek vlerësimi i potencialeve, nga analiza e performancës, trajnimet e deri tek zhvillimi.

Procesi i konsultimit

Përpos përdorimit të qasjeve dhe metodologjive të bazuara shkencërisht, konsultimi në NBNj përdoret si një pikë e fortë njohjeje (Know-how) në hartimin e ndërhyrjeve dhe implementimin e NBNj në procesin e analizes dhe përcaktimit të roleve në kompani. I gjithë procesi ndërtohet duke u mbështetur në rolet e përcaktuara në organizatë, në kulturën e kompanisë dhe në proceset e punës me të cilat lidhen.

Ndërhyrjet për planifikim nxiten nga analiza e roleve organizative. Në këtë fazë konsulentët NBNj vazhdojnë në mbledhjen sistematike të të gjithë elementëve që karakterizojnë punën, pavarësisht nga karakteristikat dhe performanca e drejtuesit të pozicionit të punës. Analiza e roleve ndërton një planifikim të përgjithshëm, që përfshin shumë dimensione të vështira - aktivitetetet, përgjegjësitë, organigramën, marrëdhëniet, ambientin, dimensionet ekonomike dhe operative, përfundimet, rezultatet, etj. – dimensione të lehta – sjelljet dhe kompetencat, njohuritë teknike-specializuese. 

Analiza e roleve organizative përdoret si metodologji e diferencuar- studimi paraprak i të dhënave të kompanisë, intervista me drejtuesit e Burimeve Njerzore, Intervistat me mbajtësit e pozicioneve në fjalë dhe eprorët e tyre, teknika e incidenteve kritike - dhe përcaktohet sipas nevojave organizative. Metodologjitë e punës konsistojnë në integrimin e procesit top-down të kryer nga grupi i konsulencës, në partneritet me drejtuesit e kompanisë, me procesin bottom-up, që përfshijnë personat të cilët mbulojnë pozicionin e punës dhe njohin më mirë se kushdo tjetër karakteristikat e punës.
Informacionet e mbledhura përpunohen dhe sintetizohen në profilin e punës, për të cilat NBNj vendos në dispozicion BFCMap, fjalorin e kompetencave të Giunti Psychometrics.