Mirëqënia organizative dhe zhvillimi i angazhimit

Me hyrjen në fuqi të dekretit legjislativ. N. 81/08, e cila e konsideron stresin në punë një nga faktorët kryesorë të rrezikut për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve, ku promovimi i organizativ i mirëqenies është bërë një temë thelbësore në shumë kompani.

Duke ju referuar edhe legjislacionit, analiza e stresit në punë është pikë referimi thelbësore për të arritur zhvillimin dhe mirëqënien organizative, dhe mbetet faktor përcaktues i suksesit të organizatës.

Procesi i konsultimit

Ndërhyrja e NBNJ kombinon analizën e faktorëve stresues në punë dhe nivelit të përkushtimit në punë. Procesi i konsultimit bazohet tek ASO – Analiza e Sistemit Organizativ, një mjet i përdorur bazuar në versionin më të avancuar të instrumenteve matës të përkushtimit në punë/ burnout-it në punë dhe është propozuar në nivel ndërkombëtar nga Christina Maslach. Ky mjet na lejon :

  • të krijojmë një profil të kontekstit organizativ përmes zbulimit të gjashtë fushave të kushteve në punë dhe që përfaqësojnë pikën e takimit midis mjedisit në punë dhe punonjësve;
  • të masim tri procese të menaxhimit tek të cilat duhet të ndërhyhet për të përmirësuar shkallën e sintonizimit midis punonjësve dhe mjedisit të punës;
  • të njohim perceptimin e stafit ndaj ndryshimeve organizative;

Zhvillimi i përkushtimit në punë është një proces i cili nis nga faza e check-up deri tek arritja e një ndërhyrjeje të mirëfilltë në organizatë. Check-up është mjeti që "fotografon" gjendjen aktuale të mirëqënies/problematikave të organizatës, duke integruar shkallën e përkushtimit në punë/burnout-it të perceptuar, njëkohësisht duke u bazuar tek burimet dhe detyrimet organizative. Check-up konsiston edhe në evidentimin e proçeseve të punës të fokusuara në mjetet organizative dhe menaxheriale tek të cilat duhet kushtuar më shumë vëmendje për zhvillimin e organizatës.

Pas evidentimit të pikave të forta dhe fushave individuale për t’u përmirësuar identifikohet plani i ndërhyrjes, i cili synon të përmirësojë marrëdhëniet midis punonjësve dhe mjedisit të punës. Çdo ndërhyrje e bërë për të sjellë ndryshime konsiston në përdorimin e instrumenteve më të përshtatshëm të cilët duhet të jenë në koherencë me veçoritë e kompanisë dhe me rezultatet e përftuara gjatë fazës së check-up.

Rezultatet e përmbledhura në raportin përfundimtar, na lejojnë të kryejmë veprimet e duhura, specifike dhe të orientuara drejt arritjes së përkushtimit në punë dhe parandalimit të Burnout.