Trajnimet dhe rruga e duhur për t'u ndjekur

Në ditët e sotme profesionistët e Burimeve Njerëzore janë quajtur "dhënës vlerash"  për individët. Ata nxisin rritjen në aspektin e performancës në punë dhe vetë-dijësimin mbi aftësitë dhe kompetencat, që janë faktorë të nevojshëm për të krijuar vlerat e kompanisë si dhe besimin dhe sigurinë për të ardhmen.

Zhvillimi organizativ nuk mund të drejtohet veçse nga rritja individit, duke forcuar aftësitë individuale dhe identifikimin e potencialit të pashfrytëzuar.

Të mbështesës burimet në arritjen e vetëdijësimit mbi fushat që kërkojnë përmirësim dhe potencialit ende të pa shfaqur në kompani është një hap shumë i rëndësishëm për kompaninë drejtuar drejt së ardhmes dhe ndikon në menaxhimin e ndryshimeve.  

Për këtë arsye trajnimi i vazhdueshëm është një mjet i pazëvëndësueshëm në  "valixhen e instrumentave" të atyre që menaxhojnë kapitalin njerëzor.

Procesi i konsultimit

Programet e trajnimeve të vazhdueshëm të ideuara nga NBNj i shërbejnë metodologjisë së zhvillimit të aftësive individuale. Kjo qasje ndihmon në përmirësimin e performancës së arritur si dhe kapërcimin e vështirësivepërmes ndërhyrjeve në sjelljepërcaktimit të objektivave dhe feedback-ut të marrë. 

Falë vetë-administrimit të pyetësoreve, ndërhyrja e NBNj lejon të zhvillojë tek subjekti një ndërgjegjësim më të madh për karakteristikavet individuale si dhe të arrijë të kuptojë pikat e forta dhe fushat që ka nevojë për përmirësim. 
Analiza e profilit të personit mund të kryhet nëpërmjet përdorimit të testeve të tipareve të personalitetit, aftësive motivuese, sjelljeve të lidershipit dhe inteligjencës emocionale. Vendosja e këtyre instrumentave në modele të studiuara shkencore lejon përgjithësimin e rezultateve.

Qasja e propozuar nga Giunti Psychometrics integron përvojën e trajnuesit me modelet e referimit: jo vetëm metodat operative të fituara me përvojën profesionale të trajnuesit, por edhe teknikat, mjetet, metodat shkencore sistematike që lejojnë përgjithësimin e rezultateve të suksesshme. Ndërhyrja zakonisht është e ndarë në 5 module si dhe 3 muaj follow up pas përfundimit të procesit. Kohëzgjatja e ndërhyrjes zgjat në një periudhë prej 5-6 muajsh.