Kurse Trajnimi

Individët përmes aftësisë së tyre për të qënë inovativë, për të shfrytëzuar mundësitë, për të arritur objektivat dhe aftësisë për të përjetuar ndryshimin , arrijnë të jenë faktor përcaktues i suksesit të kompanisë. Ja përse NBNJ punon me njerëzit, emocionet e tyre, mendimet dhe sjelljet e tyre.

T`u japësh individëve mundësinë e shpalosjes të të gjithë potencialit të tyre është një ndër kushtet e pashmangshme për të realizuar ndryshime të çdo lloji përfshirë ato strukturore. Është një proces i vazhdueshëm, i cili përqëndrohet në karakteristikat individuale si dhe qasjes së tyre në zgjidhjen e problemit.

Në këtë mënyrë, vendi i punës shndërrohet në një ekosistem ku të ndjerit mirë me veten të qënurit në harmoni me të tjerët, të impenjuarit maksimalisht motivon dhe përmirëson autoeficencën, zhvillimin e potencialit dhe orientimit.

Qasja NBNJ

Aftësitë, modelet dhe mjetet përzgjidhen dhe kombinohen mes tyre për të krijuar projekte ad hoc që përputhen me kulturën, vlerat dhe objektivat e çdo organizate.
Në dizenjimin e trajnimeve të zhvillimit, ekipi NBNJ bashkëpunon me klientët, duke mos e larguar  vëmendjen nga disa parime themelore:

• të punojmë me njërëzit, për njerëzit.
• zhvillimin e metodave aktive dhe pjesëmarrëse;
• përballimin e situatave konkrete dhe problemeve reale;
• vlerësimin e eskperiencave të pjesmarrësve;
• gjenerimin e energjive të reja dhe motivimit;
• trajnimi në klasë dhe jashtë klasës (coaching, web community, e-learning, outdoor).
 

Metodologjia didaktike bazohet në qasje aktive, ku eksperienca e pjesëmarrësve rezulton të jetë elementi thelbësor i të mësuarit dinamik. Zhvillohet kapaciteti i pjesëmarrësve në "rishikimin" e rolit, për të qënë të ndërgjegjshëm për sjelljet e tyre dhe në fund të arrijnë të identifikojnë fushat e përmirësimit ose strategjitë e ndryshimit. Lihet hapësirë për të analizuar eksperiencat profesionale te gjithsecilit, në mënyrë që të krijohet një benchmarking (analizë krahasuese) e eksperiencave të gjithsecilit. 

Efikasiteti i trajnimeve zhvilluese është përmirësuar nga përdorimi i testeve të Giunti Psychometrics që bëjnë të mundur identifikimin e vetëvlerësimit, karakteristikave personale, stileve të leadershipit, qëndrimet, motivimin dhe inteligjencës emocionale. Falë përdorimit të testeve, aktivitetet në klasë bëhen ‘syze’ që u mundëson pjesmarrësve një këndvështim tjetër dhe përfitimit në mënyrë proaktive të një niveli ndërgjegjësimi për veten. Adaptimi i një prespektive të re është pikënisja për identifikimin e fushave të përmirësimit dhe ndërrmarrja e veprimeve për ndryshim, në mënyrë që të ndjekin të njëjtën rrugë me objektivat e organizatës. Gjithashtu duhet të ndërthuren aftësitë komunikative të personit me dinamikën e grupit dhe me proceset organizative. 

FUSHAT E NDËRHYRJES

Lidership 

NBNJ ofron një gamë të larmishme të trajnimeve zhvilluese që favorizojnë nxitjen e një stili lidershipi në koherencë me kulturën, vlerat dhe misionin e kompanisë.
Ndërhyrjet NJBNJ integrojnë modele thelbësore të lidershipit me modele inovative rreth trajnimeve zhvilluese, duke lejuar në këtë mënyrë futjen e aktiviteteve në klasë me përdorimin e instrumenteve vlerësuese nga Giunti Psychometrics. 

Motivimi 

NJBNJ, falë integrimit të modeleve thelbësore dhe instrumentave matës për motivimin, propozon trajnime zhvilluese të ndërtuara ad hoc që lejojnë harmonizimin e profilit motivues si person me profilin e kompanisë, dhe kështu zhvillohet një model motivimi që është në përputhje me objektivat strategjike të kompanisë.

Inteligjenca emocionale

Ndërhyrjet e propozuara nga NJBNJ parashikojnë përdorimin e qasjeve të shumëfishta për inteligjencën emocionale, si rezultat i një prej zbulimeve më të rëndesishme në ndërtimin e instrumenteve dhe dy modeleve kryesore:

  • Qasja e bazuar në kontekstualizimin e Mayer Salovey, që ka një fokus kognitiv dhe një dimension tërësisht individual
  • Modeli i Goleman, që ka një fokus emocional dhe një dimension ndërpersonal dhe social
     
FUSHAT E TJERA TË NDËRHYRJES
  • Formimi i ekipit dhe hartimi i planit të punës
  • Menaxhimi i konflikteve dhe negociatave
  • Vetëefikasiteti dhe vetëfuqizimi
  • Aftësitë komunikative
  • Aftësitë shitëse
  • Stresi dhe mirëqënia organizative
  • Menaxhimi i kohës
DISA SHEMBUJ TË NDËRHYRJES

Udhëtimi i Heroit

Bëhet fjalë për një kurs trajnimi i cili lidh temën e lidershipit me tema të tjera që kanë të bëjnë me analizën e karakterit dhe personalitetit, duke përdorur metoda që veçojnë qëllimet e analizës dhe shpërndarjen e saj. Modeli i ofruar nga Udhëtimi i Heroit konsiston që çdo pjesmarrës të zhvilloj një reflektim praktk dhe sistematik mbi rolin vetjak si udhëheqës dhe drejtues.

Mësimet Shackleton-së (të dimë se si të lundrojmë në ujëra të trazuara)

Kursi i trajnimit, duke iu referuar Sir Ernest Shackleton, trajton çështjen e udhëheqjes në kohë krize. Kursi u ofron pjesëmarrësve zgjedhjen e aftësive, burimeve, elementë të cilët bëjnë të mundur transformimin e "kurtheve" që karakterizojnë tregun aktual ekonomik dhe punës në levat e veprimit efikas që nevojiten për të përballuar me sukses sfidat e së tashmes dhe së ardhmes.

Përmirësimi i vetes gjatë rritjes

Qëllimi i kësaj lënde është që të lehtësojë zhvillimin e vetë-punësimit profesional dhe operativ. Vetë-efikasiteti, vetëdija, marrja e përgjegjësive, hartimi e një plani profesional të rritjes dhe ndërtimi i një rrjeti social në shoqëri, duke ju referuar çështjeve të tilla si vetë-efikasiteti, proaktiviteti, fuqizimi.

Nga dobësia në fleksibilitet

Fleksibiliteti është aftësia e individit për t'u përballuar në mënyrë aktive me vështirësitë që has. Në një kontekst ku ndryshimet, sfidat dhe problemet janë praktikë e përditshme, duhet ditur se si të arrijmë pas një rënie te çohemi në mënyrë aktive duke iu përshtatur mjedisit. Kursi i trajnimit i lejon pjesëmarrësve të marrin forcë nga vulnerabiliteti i tyre për të ndihmuar veten.

FACS (Sistemi dhe kodimi facial)

Kursi i trajnimit FACS (Action Facial Coding System), i zhvilluar nga Ekman dhe kolegët e tij është aktualisht metoda shkencore më e përhapur dhe më e besueshme në njohjen e emocioneve. Kursi ka për qëllim të trajnojë menaxherët e lartë, të cilët menaxhojnë marrëdhëniet me mediat, zbatimin e ligjit, negociatorët, shitjet, drejtuesit, profesionistët dhe ata që kanë nevojë të interpretojnë më mirë nevojat e vërteta të njerëzve me të cilët bashkëveprojnë.