Zhvillimi i potencialeve

Në një kontekst që kërkon aftësi gjithmonë e në rritje për të krijuar vlera, të zhvillosh dhe të zhvillohesh, aftësitë janë burimet më të rëndësishme në duart e organizatave.Të jesh në gjëndje për të zhvilluar potencialin e burimeve kyçe bëhet sfida kryesore me të cilët përballen profesionistët e Burimeve Njerëzore.

Hartimi dhe vlerësimi i potencialit të një kompanie përfaqëson një aspekt themelor të menaxhimit të burimeve njerëzore.
Megjithatë, kjo është vetëm pika e fillimit për hartimin e ndërhyrjeve dhe planeve të personalizuara të zhvillimit, artikuluar dhe bazuar në modele shkencore, në mënyrë që të sigurojë rritjen e përpunimit të burimeve të rëndësishme në përputhje me karakteristikat e kompanisë sot dhe nesër.

Proccesi i vlerësimit

Ndërhyrja mbështetet tek qëndrat e zhvillimit, një metodologji e orientuar drejt zhvillimit të potencialeve të kompanisë, për të siguruar rritjen e shkallës së përfshirjes, kënaqësinë dhe angazhimin e burimeve.

NBNJ propozon qëndra të zhvillimit të cilat hyjnë në brendësi të proceseve të zhvillimit dhe formimit, dhe karakterizohen për mbështetjen në instrumenta të besueshëm shkencor, të cilat të përdorura në vetë-administrim dhe administrim nga të tjerët, paraqesin për pjesëmarrësit mundësi të rëndësishme për reflektim dhe zhvillim.

Vlerësimi i jashtëm, lejon të merren në shqyrtim karakteristikat e personave nëpërmjet vëzhgimit të jashtëm dhe vlerësimit të integruar të vlersuesit. Vetëvlerësimi lejon që të merren informacione mbi individin, të cilat nuk merren nëpërmejt administrimit nga të tjerët duke përfaqësuar një vlerë të shtuar-vlerësimin për veten, prezantimin e karakteristikave individuale dhe bindjen mbi zotërimin e karakteristika të caktuara. Vetëvlerësimi lejon reflektimin mbi pikat e forta dhe të dobëta dhe lejon të adoptohet një pikë e re këndvështrimi.

Në qëndrat e zhvillimit, vlerësuesi merr një rol vëzhgues dhe lehtësues; jep reagime të menjëhershme dhe ofron modele dhe teknika në mënyrë që të ofrojë eksperiencën e tij për formimin e kandidatëve. Nëpërmjet kësaj metode personi fiton jo vetëm vetëdijësim më të plotë, por mëson dhe brendëson modele, teori dhe sjellje për të përforcuar pikat e forta dhe për të ndërhyrë në fushat që kërkojnë përmirësim. Rëndësia e zhvillimit në këtë mënyrë bëhet akoma më e fortë dhe gjeneron një përgjegjësi më të madhe të të vlerësuarit si në përgatitjen, ashu edhe në zbatimin e planit të zhvillimit.