Sondazhet e klimës organizative

Klima organizative është një variabël kritik jo vetëm për rëndësinë mbi motivimin, impenjimin dhe efiçencën në punë, por edhe për ndikimin e ushtruar në marrëdhëniet personale dhe besimin në raport me kompaninë. 

Kapaciteti i kompanisë për të përmbushur pritshmëritë e dy lloj klientëve- klientit të brendshëm dhe klientit të jashtëm- ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në suksesin e saj. Në fakt, siç tregohet dhe nga disa kërkime empririke, mirëqënia e punonjësve aktivizon një rreth vicioz që lidh kënaqësinë e klientit të brëndshëm me klientin e jashtëm.
Analiza e klimës lejon që të njihen përvojat organizative, duke marrë miratimin dhe këndvështrimet e punonjësve dhe të identifikoj rrugën e marrë nga kompania me saktësi dhe qartësi. 

Procesi i konsultimit

Programet e përmirësimit të klimës nisin nga një vlerësim i disa komponentëve thelbësorë: motivimi, perceptimi i përkatësisë, komunikimi interpersonal, etj. Rezultatet e këtij kërkimi bëhen një parakusht për projektet më të gjera të bazuara në qëndrimet e burimeve të kompanisë.

Procesi konsiston në disa faza, ku secila prej tyre përbëhet nga aktivitete specifike.:

• Projektimi i ndërhyrjes;
• Identifikimi dhe trajnimi i grupit të pilotimit. Grupi i pilotimit, merrr rolin e ndërmjetësit mes kompanisë dhe vlerësuesit, ka detyrën të drejtojë analizën dhe të ofrojë sugjerime për të përmirësuar procesin e vlerësimit;
• Përkufizimi i fushave dhe kohës së ndërhyrjes: burimeve për t'u përfshirë, fushave për t'u kërkuar, afatet për t'u respektuar, komunikimi etj;
• Bërja e analizës për ndërhyrjen e duhur;
• Komunikimi i brendshëm ;
• Administrim i testeve, vlerësim dhe analizim i rezultateve;
• Ndarja e rezultateve me drejtuesit dhe bordin e kompanisë;
• Prezantim dhe shpërndarje të rezultateve të gjithë kompanisë;
Follow up i mundshëm, projekte dhe veprime të përmirësuara të ndërmarra në bazë të rezultateve të marra nga kërkimi i kryer.