Vlerësimi i potencialit

Në këtë aspekt, për NJBNJ është e rëndësishme që të "fotografojnë" potencialet e pranishme në një kompani për të planifikuar proceset e mirëmbajtjes, në mënyrë që t'i përfshijë këto potenciale për të forcuar lidhjen e tyre me organizatën. 

Ndikimi i karakteristikave individuale - tipareve, besimeve dhe vlerave - është një faktor kyç në suksesin profesional të një personi. Për këtë arsye, vlerësimi i potencialit nuk është thjesht një instrument i vlerësimit të njohurive, por një zgjedhje strategjike, një pikënisje në planifikimin e ndërhyrjeve dhe planeve të zhvillimit.

Procesi i konsulencës.

Vlerësimi i potencialit është realizuar me anë të proceseve të qëndrave të vlerësimit, të integruara me identifikimin e dimensioneve personale ose të kompanisë që mund të shpjegojnë dhe t’i japin kuptim sjelljeve organizative.

Metodologjia tradicionale e qëndrave të vlerësimit bazohet në vëzhgimin e sjelljes, por rrezikon që të zbeh dimensionet e personalitetit, ato motivuese dhe kognitive të cilat shpjegojnë veprimin dhe i japin kuptim sjelljes njerëzore. Vetëm vëzhgimi i sjelljes, edhe pse arrin të na ofrojë një ide interesane sa i takon vlerësimit, nuk na ofron të dhëna të mjaftueshme për mënyrën se si jeton dhe i jep kuptim individi përvojave dhe arsyeve, se përse vepron në një mënyrë dhe jo në një tjetër. Ndikimi i karakteristikave personale (tiparet, bindjet, vlerat etj) janë themelore edhe në arritjet profesionale: për këtë arsye nuk mund të neglizhohet përdorimi i integruar i disa mjeteve.

Bateri testesh, provat situacionale (individuale dhe në grup) si dhe intervistat individuale mundësojnë nxjerrjen në pah të disa tipareve të personit, hetimin e çdo kundërshtimi të mundshëm, krijimin hipotezave më të artikuluara dhe të sakta.

Bateri testesh – Testet masin variabla të tilla si personaliteti, motivimi, lidershipi dhe inteligjenca emocionale dhe na japin informacione me vlerë për të parashikuar se çfarë sjelljeje do mund të shfaq një subjekt në një situatë të caktuar.
Provat situacionale – Provat situacionale janë ndërtuar në mënyrë koherente me karakteristikat e kontekstit organizacional dhe veçmas vëzhgimit të sjelljeve, lejojnë një përballje midis vlerësuesve.
Intervistat individuale – Intervista individuale është vendimtare në përcaktimin e karakteristikave personale dhe na lejon të kuptojmë se në ç’mënyrë e ka përjetuar individi qëndrën e vlerësimit.

Pas përfundimit të fazës së vlerësimit , përfundimet na jepen në formën e një raporti në grup dhe individual, ku përshkruhen në mënyrë të detajuar pikat e forta dhe pikat për përmirësim, si dhe na jep informacione bazë për të vendosur se çfarë rrugësh zhvillimi dhe/ose aktivitetesh formimi të personalizuara mund të nevojiten me qëllim një orientim më të mirë të personit në realitetin organizativ.