Përzgjedhjet e mëdha

Një përvojë shumëvjeçare mbi menaxhimin e seleksionimeve të mëdha: më shumë se 30.000 vlerësime në vit për të identifikuar kanditaturat më të përshtatshme. 

Të organizosh një përzgjedhje në masë është një proces mjaft delikat.

Kompania vë në veprim përgjegjësinë, seriozitetin dhe prestigjin, kandidatët dhe të ardhmen e tyre, rrjedhimisht për këtë arsye nevojitet objektivitet dhe transparencë. Të krijuarit e një përshtypje pozitive mbi efikasitetin dhe korrektësinë e procedurave, është një nga formatet më të mira të prezantimit për vetë kompaninë.

Falë vëmendjes ndaj detajeve, mbi koordinimin e saktë dhe bashkëpunimin me strukturat publike dhe private, NBNj janë njësitë më të kualifikuara për të siguruar organizimin e seleksionimeve të mëdha

Hapat e procesit

  • Përkufizimi i strategjive operative – takimet me përgjegjësit përcaktojnë kriteret që do të përdoren në ndërtimin, korrektësinë dhe vlerësimin e provave.
  • Individualizmi i çdo detaji- NBNj janë përgjegjëse për logjistikën e përzgjedhjes: ambientin e përshtatshëm, stafin, planet e mbikqyrjes dhe përdorimin e hapësirës.  
  • Trajnimi i stafit të përfshirë në procedurat e përzgjedhjes– parashikohen ndërhyrje me trajnime specifike dhe të strukturuara për t'i ilustruar stafit si të kryejnë aktivitete të ndryshme – identifikimin e kandidatëve, menaxhimin e materialeve të rezervuara, mbikqyrja në zhvillimin me përpikmëri të provave të parashikuara.
  • Projektimi dhe realizimi i pyetësorëve – testet e vlerësimit janë  krijuar në përputhje me qëllimet organizative dhe përbëhen nga pyetje me natyrë psikologjike dhe kulturë të përgjithshme.
  • Furnizimi i materialeve të kancelarisë – materiali i furnizuar garanton anonimatin dhe korrigjimin në mënyrë automatike të procedurave.
  • Mbështetje për menaxhimin e testeve- përpos të vënurit në dispozicion të stafit të vëzhgimit, konsulentët NBNj mbështesin kompaninë në koordinimin e të gjithë procesit.
  • Hartimi i renditjeve – falë teknologjisë dhe software-vë të fundit, aktivitetet e përzgjedhjes janë të realizueshëm në kohë shumë të kufizuar

 

Kontaktet NBNj
Kontaktoni konsulentët tanë për të kërkuar një informacion më të detajuar ose për të lënë një takim: info@giuntipsy.al