Harta dhe vlerësimi i kompetencave

Të njohësh karakteristikat e personave që punojnë në organizatë është një hap  i domosdoshëm në skenarin aktual, i bërë prej ndryshimeve të vazhdueshme të tregut dhe strukturës së profesioneve.
Planifikimi dhe vlerësimi i kompetencave është pika e nisjes për të përshkuar procesin e zhvillimit dhe shfrytëzimin e potencialit të individitit.

Nëse suksesi i kompanisë nuk varet nga kapitali njerëzor, është e domosdoshme që kompania të ketë një sistem efikas të vlerësimit në mënyrë që të jetë në gjendje të diagnostikoj kompetencat individuale dhe të njoh kapacitetin aktual të një bashkëpunëtori, pavarësisht nga pozicioni organizativ që mbulon. Qasja e adoptuar nga BFCMap, harta e kompetencave e organizuar nga Giunti Psychometrics, merr në konsideratë vlerat dhe kulturën e kompanisë që krijojnë sfondin e të gjithë procesit, për tu fokusuar më pas tek personi dhe sjelljet e tij që lejojnë mbulimin me sukses të një pozicioni specifik të punës. Procesi i planifikimit dhe vlerësimit të kompetencave lejon të:

Identifikohen dimensionet strategjike të suksesit për kompaninë, në frymën e ndryshimeve që ndodhin në tregun e referencës dhe në ambientet në të cilat personat operojnë;

Të gjenden burimet që kanë karakteristikat e përshtatshme në mbështetjen e suksesit të organizatës dhe në përcaktimin e zhvillimit në të ardhmen.

Të përdoren rezultatet e fituara për të identifikuar mënyrat e rritjes dhe zhvillimit në përputhje me nevojat e evidentuara nga vlerësimi.
 

Procesi i këshillimit

Planifikimi dhe vlerësimi i kompetencave zhvillohet në disa faza, të krijuara sipas nevojave dhe karakteristikave të biznesit.

Ndërhyrja NBNj nis nga zhvillimi i modelit të kompetencave të biznesit, ndërtuar nga e para ose duke iu përshtatur një modeli të mëparshëm, për verifikimin e rezultateve të arritura. Përkufizimi i profilit të punës, që përfshin kompetencat dhe treguesit më përfaqësues të sjelljes së një roli specifik profesional, mund të arrihet duke përdorur metodologji të ndryshme të zgjedhura duke u bazuar në specifikat e “punës”; kjo fazë i paraprin procesit të vlerësimit, implementuar me platformën kompjuterike të BFCMap, e cila garanton prakticitet dhe optimizim në sistemin e hartimit dhe përpilimit.

Proceset e vlerësimit që mund të implementohen përmes BFCMap janë:

  • Vlerësimi top-down (menaxheri kryesor shpreh vlerësimin për bashkëpuntorin e tij), që mund të jetë i integruar me vetëvlerësimin;
  • Vlerësimi bottom-up (një grup bashkëpunëtorësh vlerëson menaxherin kryesor), që mund të jetë i integruar me vetëvlerësimin;
  • Vlerësimi multi-scource (personi vlerësohet nga burime të shumta, si kolegët dhe përgjegjësi), që mund të jetë i integruar me vetëvlerësimin;
  • Feedback 360° (vlerësim i përgjithshëm që integron vetvlerësimin me vlerësime të shprehura nga burime të ndryshme).
     

Ky projekt përfshin gjithashtu aktivitetet këshilluese në vijim: trajnim dhe “sensibilizim” për ndërhyrjen, për vlerësuesit dhe të vlerësuarit (në rastet e vetëvlerësimit), i kryer me metodat tradicionale në sallë ose përfshirjen e mënyrave inovative; menaxhimi i platformës kompjuterike të BFCMap, nga dërgimi i e-maileve mbi ecurinë e procesit deri tek gjenerimi i raporteve; identifikimi i kompetencave që parashikojnë suksesin, nëpërmjet analizave psikometrike specifike që lejojnë analizimin dhe korrelimin e rezultateve të vlerësimeve të marra nga personat me rezultatet e tyre të biznesit, hartimi i raporteve individuale dhe të biznesit mbi të cilin ndërtohet programi i personalizuar i zhvillimit, bazuar në informacionet e marra nga vlerësimi.