Orientimi Profesional

Zhvillimi i një karriere profesionale koherente

Nëse përjashtojmë momente të jashtëzakonshme dhe të rralla që fati mund të na falë, të dashuruarit të punës tuaj (për fat të keq është privilegj për pak persona) ndërton përafrimin më të mirë të lumturisë së vërtetë në tokë: Por kjo është një e vërtetë që jo shumë njerëz e dinë.

Levi P
 

Kushdo që punon në një organizatë e di se sa ky qëllim është i vështirë për t'u arritur duke u mbështetur vetëm në evolucionin natyror përzgjedhës të njerëzve që punojnë aty. Organizata duhet të marrë përsipër punonjësit, duke i'u siguruar mbështetjen e nevojshme që ata të mund të zbulojnë, njohin dhe të ndjekin, në përvojën e tyre të punës, “fijen drejtuese” për të dalluar në një sintezë koherente “mes ëndrrave dhe qëllimeve”.

NBNj bashkëpunon me klientët e saj për të trajtuar situata të ndryshme ku është e nevojshme mbështetja e punonjësve në rrugën e tyre të integrimit në strukturën organizative dhe sociale dhe të realizimit të potencialit të tyre.

Situatat që ndeshim gjithnjë e më shpesh vitet e fundit janë proceset natyrore të ndryshimeve të punës dhe kompanive. Diku tjetër haset vështirësia që kanë organizatat për të siguruar apo për t'u ofruar punëtorëve të tyre mbështetjet tradicionale në karrierë dhe qëndrimin në punë deri në arritjen e pensionit. Në këtë kontekst, i atribuohet punonjësve më shumë përgjegjësi për të ardhmen e tyre profesionale në një perspektivë të vetë-menaxhimit, term i cili përfshin të gjitha tiparet e vetëvetes.

Edhe pse ndajnë të njëjtën situatë disa kompani kanë zgjedhur një linjë pragmatike duke favorizuar zgjedhje të drejtuara në zgjidhjen e problemeve imediate, të tjerët kanë adoptuar perspektiva më strategjike, me qëllim për t'iu përgjigjur edhe nevojave afatmesme dhe afatgjata duke na përfshirë në hartimin dhe zbatimin e ndërhyrjeve të vlerësimit, zhvillimit dhe trajnimit "të kapitalit të tyre njerëzor”.

Procesi i këshillimit

Për të përmbushur nevoja të tilla, NBNj ka projektuar dhe realizuar ndërhyrje të reja si Development Assessment Center, që ka objektivat e mëposhtme:

  • Të siguroj përshtatjen në profilet e kompetencave të personit dhe “pozicionin e duhur” në kompani;
  •  Identifikimi dhe përforcimi i kompetencave aktuale në funksion të orientimit dhe zhvillimit të punonjësve;
  •  Ruajtja e potencialit që gjëndet në kompani;
  •  Krijimi i kushteve të nevojshme për motivimin e punonjësve për të dhënë më të mirë të tyre në punë.

DACS janë të orientuar në analizën dhe zhvillimin e aftësive që konsiderohen strategjike nga kompania dhe bazohen në një metodologji të re vlerësimi, e ndjekur nga sesione trajnuese në përputhje me nevojat e identifikuara, dhe në fund siguron mbështetjen e ndërtimit të planit të personalizuar të zhvillimit personal.

DAC përdor metodologji dhe mjete të Giunti Psychometrics të standardizuara për popullsinë italiane dhe të bazuara në modelet e njohura nga komuniteti shkencor ndërkombëtar. Keto metodologji dhe mjete nëse përdoren për të matur vetë-vlerësimin dhe hetero-vlerësimin e punonjësve, paraqesin për pjesëmarrësit mundësi të rëndësishme për reflektim dhe zhvillim.

DAC ofrojnë gjithashtu një ndërveprim dhe bashkëpunim të plotë ndërmjet vlerësuesve dhe trajnuesve, duke alternuar eksperiencat e tyre të ndryshme në menaxhimin e klasës, në mënyrë të integruar, por jo të mbivendosur dhe punojnë së bashku për t'u ofruar pjesmarrësve feedback të përpiktë sa i përket aftësive të tyre dhe elementëve për t'u zhvilluar më tej, me qëllim për t'i orientuar drejt profesionalizmit të vërtetë në përputhje me karakteristikat e tyre personale dhe nivelin e tyre të motivimit.

Me këtë metodologji, pjesëmarrësit bëhen më të vetëdijshëm për vetveten, nga ana tjetër kanë mundësi të mësojnë dhe përvetësojnë modele të reja, teori dhe sjellje që janë të nevojshme për të ndërmarrë konkretisht ndryshimin, në mënyrë që të fillojnë një rrugë zhvillimi synon fuqizimin e pikave të forta dhe fokusimin në fushat që kanë mundësi përmirësimi.