Vlerësimi është një veprim dinamik që ndihmon në identifikimin e karakteristikave të një potenciali, kombiminimin e tyre me nevojat organizative dhe në të njëjtën kohë të evidentojmë pikat e forta dhe fushat e zhvillimit.
Vlerësimi i performancës kthehet në mundësi për të favorizuar shumë zhvillimin e të punësuarit dhe përgjegjësit, bazuar në aftësinë e tij për arritjen e objektivave, përpunimin, feedback-un, negociatat dhe krijimin dhe mbajtjen e marrëdhënieve.
Programi i menaxhimit të performancës duhet të jetë i orientuar në vlerësimin e njerëzve dhe për të qënë i besueshëm, duhet të bazohen metodologji dhe mjete të besueshme, të validuara, të orientuara drejt objektivitetit me rigorizitet, për të shmangur vlerësime dhe zgjedhje të gabuara organizative.
Për të miratuar këtë perspektivë, Giunti Psychometrics vë në dispozicion të kompanive shqiptare dhe evropiane programe për këshillimin e tyre për të përdorur metodologji dhe instrumente të adoptuara, duke u bazuar në një mbështetje të fortë shkencore dhe metodave rigoroze.
Pika e fillimit përfaqësohet nga analiza dhe përkufizimi i roleve organizative, duke pasuar me përcaktimin e profilit të vendit të punës, hapa të cilat janë shumë të rëndësishme për përmirësimin dhe menaxhimin e të gjitha proceseve të Burimeve Njerëzore.
Sistemi i menaxhimit të performancës i zbatuar duke përdorur si model referimi për hartën dhe vlerësimin e aftësive, BFCmap, ka rezultuar besnik ndaj shkencës dhe ashpërsisë metodologjike që kanë karakterizuar gjithmonë këshillimin e NBNJ.
Më pas Giunti Psychometrics me mbështetjen e burimeve të kompanisë, fillon hartimin e një arkitekture efektive të dizajnit të vlerësimit përmes identifikimit të vlerave që duhen përfshirë në të gjitha nivelet e procesit ( shefi, bashkëpunëtorët, kolegët etj).
Procesi mbështetet nga sistemi kompjuterik i BFCmap, që automatizon plotësisht procesin, mbledh informacionet dhe krijon një raport përfundimtar dhe analizën e rezultateve.
Giunti Psychometrics vë në dispozicion sistemin kompjuterik të BFCmap, të zhvilluar mbi teknologjinë Moodle. Aplikimi është i bazuar në web, punon në formatin ASP, parashikon një menaxhim të avancuar të proçesit të menaxhimit të performancës.
Përdorimi i platformës kompjuterike të BFCmap mbështet aktivitetet e NBNJ, sepse u mundëson:
• Automatizimin e procesit të vlerësimit nëpërmjet menaxhimit të të dhënave të regjistruara të përdoruesve dhe vendosjen e rregullave organizative që përcaktojnë marrëdhëniet i vlerësuar- vlerësues;
• T’i caktosh të njëjtit të vlerësuar burime të ndryshme vlerësimi (vetëvlerësim, vlerësim të drejtpërdrejtë të shefit, kolegëve, bashkëpunëtorëve etj);
• Të personalizojnë skedën e vlerësimit në funksion të detyrave të ndryshme profesionale dhe rregullave të përpunimit statistikor duke i caktuar, nëse është e nevojshme, një vlerë të diferencuar për secilën kompetencë për të lejuar një vlerësim të balancuar;
• T’i dërgojë pjesëmarrësve në proçes, nëpërmjet email-it, kredencialet për të hyrë në skedën e vlerësimit;
• Të përpiloj skedat e vlerësimit online;
• Të monitorohet nga drejtuesit e NBNJ dhe të konsulentëve, i gjithë procesi i vlerësimit dhe çdo njoftimi (p.sh. email, re-call etj);
• Të paturit e një raporti të personalizuar individual dhe në përputhje me skedat e vlerësimit të përgatitura, me rezultate numerike, grafike dhe përshkruese, ndërton bazën për intervistën individuale për të dhënë kështu feedback dhe finalizimin e planit të zhvillimit.