Proçeset e përzgjedhjes

Proceset e përzgjedhjes të aplikuara nga NBNJ  (Njësitë e Burimeve Njerëzore)

Proceset e përzgjedhjes ndahen në disa faza të cilat synojnë të arrijnë  një objektiv të vetëm e të përbashkët: të identifikojnë dhe të sugjerojnë kandidatët më të përshtatshëm dhe premtues.
Për ta realizuar këtë proces tejet të rëndësishëm nevojitet profesionalizimi i psikologëve të Giunti Psychometrics, metoda dhe instrumenta të tilla si : qëndrat e vlerësimit, situatat hipotetike , role-play, intervista etj. Këto instrumenta identifikohen duke u bazuar në rolin, objektivat dhe strategjitë organizative.

 

Identifikimi i kandidatëve më të mirë: shembull.

Përkufizimi i profilit ideal - takim paraprak për të përcaktuar kriteret e përzgjedhjes dhe karakteristikat specifike të sjelljes.

Shqyrtimi i kurrikulave - Vlerësimi i parë i kandidatëve në bazë të të dhënave, përvojës dhe ekspertizës.

Intervistat telefonike - Verifikimi i saktësisë dhe vërtetësisë së CV-së, pëlqimit ose jo të rolit aktual dhe motivimit në tërësi .

Intervistat janë të bazuara në një model të strukturuar, në mënyrë që të sigurojnë trajtim të barabartë për të gjithë kandidatët.

 Qendrat e Vlerësimit dhe Administrimit të Testeve – Zhvillimit i testeve për kandidatët e përzgjedhur

Testet e përzgjedhura përputhen me nevojat, qëndrimet dhe karakteristikat e sjelljes, elementë të paracaktuar si të domosdoshëm për përzgjedhjen

Intervistat individuale - Kryerjen e intervistave individuale me kandidatët më të mirë. Intervistat vijojnë të thellojnë analizën identifikuese në vijimësi të procesit të përzgjedhjes si dhe verifikojnë në vazhdimësi motivimin.